Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Gjirokastër

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 2 persona të cilët dyshohen se transportonin emigrantë të paligjshëm.

F. T., 21 vjeç dhe D. H., 24 vjeç, banues në Tiranë janë arrestuar në flagrancë, policia njofton se ka sekuestruar gjithashtu një automjet dhe 2 aparate celularë.

Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, Policia Rrugore i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin F. T., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar. Menjëherë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, kanë arrestuar dy shtetasit e lartpërmendur.

Njoftimi i plotë: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "ROAD GUARD 10". Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celulare. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Policinë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor "ROAD GUARD 10", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. T., 21 vjeç dhe D. H., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Vanistër", shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin F. T., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar. Menjëherë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, kanë kapur shtetasit F. T. dhe D. H., të cilët ishin duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.     

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare. 

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy