Aksident tragjik në Kosovë, shuhet e gjithë familja

Aksident tragjik në Kosovë, shuhet e gjithë familja

Një aksident tragjik i mori jetën një familjeje të tërë në Kosovë. Ngjarja ndodhi dje në aksin rrugor Suharekë – Duhel, në pjesën e quajtur Biraq afër Suharekës, rreth orës 13:21.

Aksidenti fatal erdhi pas përplasjes së një automjeti tip BMW dhe një autobusi. Pesë pjesëtarët e familjes nga Kosova, por me banim në Zvicër, humbën jetën.

Kryefamiljari J.S, 32 vjeçar, bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tyre, kishin ardhur së fundi në vendlindje për pushime verore.

Dyshohet se në lëvizje e sipër, drejtuesi i mjetit ka humbur ekuilibrin duke u përplasur fatalisht me mjetin e rëndë.

Policia e Kosovës po punon për të dokumentuar shkaqet e plota të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy