Greqi/ Kapen 1905 kg kokainë, dy shqiptarë në pranga

Greqi/ Kapen 1905 kg kokainë, dy shqiptarë në pranga

Një operacion antidrogë i kryer në Athinë ka përfunduar me sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine. Tre persona janë arrestuar dhe 1905 kilogramë kokainë janë kapur paraditen e sotme.

Pjesëtarët e grupit që u vunë në pranga janë një shtetas kroat dhe dy shqiptarë.

Oficerët e antidrogës greke bastisën një apartament në zonën e Agios Dimitrios, ku gjetën kokainën e ndarë në pako dhe të fshehur në tepsi të mbushura me rërë, të cilat ishin vendosur brenda një furre.

Ata gjetën gjithashtu 534 000 euro dhe 200 000 euro të tjera në një apartament të dytë në zonën e Ilioupolit.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysohoidis, i përgëzoi oficerët që kryen operacionin dhe postoi në Tuiter momente nga zhvillimi i tij.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy