
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në fshatin Bishtan, Vlorë, ku një 60-vjeçar ka plagosur me armë zjarri motrën e tij.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 60-vjeçari i identifikuar me inicialet S.D ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka qëlluar me armë zjarri drejt motrës së tij 66-vjeçe të identifikuar me inicialet B.H.
Fatmirësisht 66-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende ndodhet në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm.
Ndërkohë policia është duke vijuar ndjekjen e autorit i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



