
Byroja Kosovare e Sigurimeve në Kosovë ka prezantuar sot tiketën ngjitëse që do të vendoset në dritare për të dalluar veturat e regjistruara në vend.
Kjo tiketë përmban një QR kod, që me skanimin e tij do të prezantohen të gjitha të dhënat e veturës.
Sipas njoftimit të BKS, tiketa do të jetë falas për qytetarët dhe ata nuk do të paguajnë diçka shtesë.
Projekti është memorandum në mes BKS, Bankës Qendrore dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe do të nis zbatimin nga sot.



