Një person i dënuar nga autoritetet italiane me 12 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, është vënë në prangat e policisë së Vlorës.
Në kuadër të operacionit të koduar “Il Obiettivo”, ditën e djeshme, në lagjen “Rilindja”, u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Italisë i Renald Gjinit, 45 vjeç, banues në Vlorë.
45-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bolonja, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet e 10 muaj burg, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, sipas legjislacionit penal italian.



