Dy motrat me mbiemrin Qama ishin në krye të një rrjeti që rekrutonte dhe shfrytëzonte prostituta në Gjermani. Vajzat merreshin nga klubet e tallavasë, kryesisht në Unazën e Re të Tiranës dhe më tej, në bashkëpunim me 3 miqtë e tyre, i dërgonin në Gjermani.
Forcave të Sektorit të Antitrafikut në Policinë e Shtetit u janë dashur 6 muaj hetime për të zbuluar rrjetin e prostitucionit që niste me rekrutimin që dy motra u bënin vajzave të reja. Dy motrat I. dhe A. Qama përkatësisht 23 dhe 25 vjece, të cilat duken në këto foto, rekrutonin vajza të reja, duke u premtuar punësim dhe ndarje fitimesh nga aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.
Nga burimet policore mësohet se përgjimet telefonike dhe survejimi në terren në klubet e tallavasë dhe agjensisë fiktive të modeleve kanë zbuluar rrjetin e prostitucionit. Vajzat bashkëpunonin me shtetasit që shihni në këto foto : Ledian Gjoni, Ardit Shmilli dhe Zamir Hodo. Fillimisht vajzat që shfrytëzoheshin në Tiranë, kryesisht te “Unaza e Re” dhe më pas dërgoheshin në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, ku shfrytëzoheshin si prostituta.



