
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Vlorë-Fier, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Burime për MCN bëjnë me dije se nga përplasja ka mbetur një person i plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Aksidenti ka ndodhur te mbikalimi i Novoselës, ndërsa mësohet se automjeti tip “Benz” ka kryer manovër të gabuar duke ecur indietro n autostratdë cka ka sjellë edhe përplasjen me mjetin tjetër.
Ndërsa makina e trete teksa ka tentuar të shmangë përplasjen e personave ka devijuar rrugën.
Nga përplasja ja shkaktuar dëme të shumta materiale. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.



