Një festë në orët e vona të natës për pak sa nuk u kthye në tragjedi në Rrugën e Kavajës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku Edison Elezaj, 32 vjeç, plagosi me armë zjarri tre persona të së njëjtës familje.

Elezaj, i cili është djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i "Ujit Lajthiza", ka plagosur aksidentalisht një vajzë dhe dy djem.

Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja u zbulua vetëm pas mbërritjes në spital të tre të lënduarve.

E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, janë paraqitur në një spital privat për të kërkuar ndihmën e mjekëve.

Gjendja e vajzës paraqitet më serioze, megjithatë jashtë rrezikut për jetën, sqaron policia.

Elezaj rezulton se mbante pa leje një armë zjarri me të cilën ka plagosur tre të rinjtë, pjesë e rrethit të tij shoqëror. Policia thotë se ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale dhe kanë nisur punën për kapjen e autorit të saj.

Edison Elezaj rezulton i përfshirë në një konflikt në vitin 2019, së bashku me të vëllain. Edison Elezaj dhe R. Elezaj, janë përplasur me Altin Isaranj, vëllai i ish-drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj.

Ndërsa i ati, Hajri Elezaj është dënuar në vitin 2013 me 6 muaj burg si i përfshirë në skandalin e kontrabandës së naftës Virgin.

Kompania “Lajthiza” e Hajri Elezit është denoncuar në media nga banorët e Mirditës se kundërshtim me vendimet e gjykatës, po tenton zaptimin e 7 burimeve për të ndërtuar fabrikë uji dhe hidrocentral.