Një aksident ka ndodhur në orët e paradites në rrugën Korçë Kapshticë, kur një automjet ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës.
Siç bën të ditur policia, drejtuesi i mjetit 30 vjeçari G.F dhe pasagjeri janë plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para, incidenti ka ndodhur si pasojë e shpëjtësisë dhe lagështirës në rrugë pas rënies së një vese shiu gjatë mëngjesit.



