Valbona, një nga destinacionet turistike malore më të bukura në veri të vendit është mbuluar sot nga bora.
Autoriteti Rrugor u ka sugjeruar drejtuesve të mjeteve që duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
ARRSH, thotë se mjetet borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e plotë të këtij aksi.
Në Valbonë ka reshje bore. Mjetet borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e plotë të aksit. Rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të jenë të pajisur me zinxhirë dhe goma dimërore për në zonat malore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.



