Pas deklarimit të 2 rasteve me koronavirus në vendin tonë, në supermarkete ka rekord shitjesh në raport me ditët e tjera të javës.
Me kamerën e TvT ne vëzhguam disa prej marketeve në kryeqytet ku vetë qytetarët kanë pranuar se shkak për shtimin e blerjeve të produkteve ushqimore është frika nga koronavirusi.



