
Një person ka ndërruar jetë ditën e sotme teksa ka qenë duke udhëtuar me urbanin e linjës Qendër-Sanatorium në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ku një person ende i paidentifikuar, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën gjatë udhëtimit.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak i vdekjes të jetë bërë arresti kardiak.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.



