
Pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço në studion e lajmeve në MCN Live deklaroi se kërkesat e pedagogëve për rritje page janë të drejta, por theksoi se është kundër bojkotit duke e konsideruar si masë ekstreme.
Karamuço tha që ai vet nuk mund t’i lërë studentët rrugët dhe do të jetë në mësim.
Qeveria do të reagojë sipas mundësive. Është një e drejtë kushtetuese. Nuk mund të thuhet që sindikata nuk ka të drejtë. Ka shumë problematika nga të dy palëve, qoftë nga organizimi i universiteteve, qoftë nga ana e qeverisë. Që nga 2004 nuk ka mbështetje. Unë jam vet pedagog, për kërkimet e mia shkencore ndërkombëtare paguaj vet. Fondi është minimal. Duhet të rishikohet edhe njëherë por jo nëpër llogore dhe raport konfliktual. Kjo lëvizje është e vonuar. I frikësohem faktit që mos përfshihemi në axhenda politike, pedagogët janë të pavarur. Deri diku ne nuk jemi të pavarur, edhe përfaqësuesit e bordeve në shumicë janë të qeverisë, emërohen nga MAS. Kam parë shumë pedagogë që për arsye ekonomike bëjnë 5 punë në ditë. Ka ardhur koha që këto 5 punë të hiqen dhe të ketë vetëm një punë, pedagog i UT. Qeveria nuk duhet të kthejë shpinën. Ka një vendim të KM ku thuhet sa herë që do shpallë qeveria diçka, që do kërkojë një ekspertizë, do ta kërkojë së pari të universitete. Ne marrim ekspertë ndërkombëtare dhe nuk përfshijmë pedagogët në projekte. Është një formë harrese dhe neglizhence. Ne kemi edhe një ndjeshmëri të lartë. Gjysma e pedagogëve nuk është se s’duan rritjen e pagave, por e shohin që duke bojkotuar, lënë studentët pa mësim. Ka një moral që cenohet. Unë s’mund t’i lë studentët gjithë kohën të rrinë rrugëve. Unë patjetër do zhvilloj mësim. Ka dy lloj grupimesh studentët, një lloj që duan të demaskojnë pjesën e kalbur të akademikëve që për arsye korrupsioni, u kanë nxirë jetën. Këta s’janë pjesë e akademikëve, në universitet duhet të jenë shkencëtarë. Ka disa studentë që e mbështesin kauzën, por jo të rrinë rrugëve. Ke detyrim të madh ligjor, kontraktual. Bojkotet deri diku nuk janë shumë të shëndetshme. Sot ke universitete që s’kanë asnjë të ardhur dhe ka tendencë për t’i mbyllur. Pse është zgjedhur direkt bojkoti? Një takim është bërë me ministren e Arsimit! Nuk kam qenë dakord, se është masa më ekstreme! Leksionet nuk mund t’u mohohen studentëve. Nuk jam për bojkot. Të përcjellim kërkesat tona në një rrugë zyrtare”.



