Greqi/ Një 16 vjeçare shqiptare gjendet e pajetë në oborrin e kishës (VIDEO)

Greqi/ Një 16 vjeçare shqiptare gjendet e pajetë në oborrin e kishës (VIDEO)

Një 16 vjeçare me origjinë nga Shqipëria është gjetur e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi.

Autoritetet kanë nisur hetimet pasi trupi i adoleshentes u gjet në pyllin e oborrit të kishës Profiti Ilia.

Fillimisht nga policia greke u tha se bëhej fjalë për një grua 30-vjeçare. Por hetimet brenda pak orëve të mëngjesit kanë rezultuar se bëhet fjalë për një 16 vjeçare shqiptare, që banon me familjen e saj në Trikala.

Mediat greke shkruajnë se viktima kishte dëmtime si pasojë e goditjeve të shumta në fytyrë dhe trup.

Dyshimet janë se ajo është vrarë, ndërkohë që ekspertët mjeko-ligjorë ende nuk kanë nxjerrë raportin përfundimtar.

Adoleshentja u gjet nga punëtorët e pastrimit të Bashkisë në oborrin e kishës. Ajo banonte bashkë me familjen e saj në qendër të qytetit Trikala.

Familja dhe shokë të vajzës janë thirrur nga policia greke për t’u marrë në pyetje, në përpjekje për të zbardhur të vërtetën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy