Shpërndanin kokainë dhe kanabis, 6 të arrestuar në Tiranë

Shpërndanin kokainë dhe kanabis, 6 të arrestuar në Tiranë

Gjashtë persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, nën dyshimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike në sasi të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  D. Xh., 38 vjeç, A. S., 30 vjeç, D. (A). B., 44 vjeç, F. D., 22 vjeç dhe S. B., 24 vjeç, të pestë banues në Tiranë dhe O. H., 23 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj të dyshuarve, në vende të ndryshme, shërbimet e policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe kanabis sativa, të ndara në doza.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy