Hong Kongu e fillon 2020-ën me protesta të reja

Hong Kongu e fillon 2020-ën me protesta të reja

Protestuesit e Hong Kongut e kanë nisur dekadën e re në rrugë. Mijëra persona iu bashkuan marshit në ditën e parë të vitit 2020.

Ndonëse pjesa më e madhe e protestës ishte paqësore, dhuna shpërtheu në disa zona dhe policia përdori gaz lotsjellës.

Protesta në qytetin e kontrolluar nga Kina pati edhe në mesnatën e Vitit të Ri, kur mijëra protestues formuan zinxhir përgjatë rrugëve me dyqane.

Protestat në Hong Kong filluan para gjashtë muajve për shkak të projektligjit për ekstradimin e qytetarëve në Kinë.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore evropiane kanë bërë thirrje për respektimin e të drejtave të njeriut në Hong Kong, ndërsa Kina e ka akuzuar Perëndimin për ndërhyrje në çështjet e brendshme të saj, duke i nxitur këto protesta.

Ndonëse një gjë të tillë e kanë kërkuar protestuesit, kryetarja e Hong Kongut, Carrie Lam, deri tash ka refuzuar të japë dorëheqje. Ajo e gëzon përkrahjen e Pekinit zyrtar.

Deri në vitin 1997, Hong Kongu ishte koloni e Britanisë së Madhe, ndërsa atë vit, ky shtet kishte arritur marrëveshje me Kinën për dorëzimin e pushtetit, shkruan “BBC”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy