
Goditi me sende të forta një të moshuar, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga i dyshuari në Berat, i cili kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë që kishte shkuar në vendngjarje për të neutralizuar konfliktin.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, në dyqanin e tij, shtetasi F. V., kishte goditur me sende të forta, shtetasin L. Xh., 70 vjeç, është organizuar puna, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti që kishte si motiv, publikimin në rrjetet sociale, të 70-vjeçarit dhe djalit të tij, nga shtetasi F. V.
Ky shtetas, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, punonjësin e policisë që kishte shkuar në vendngjarje për të neutralizuar konfliktin.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me specialistët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Beratit, arrestuan në flagrancë shtetasin F. V., 35 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.



