Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, duke ndërruar jetë më vonë në spital.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se i plagosuri ka marrë disa plagë në bark, pas një përleshje në ambientet e një lokali.
I plagosuri i identifikuar si Kreshnik Cara 49 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe gjeti vdekjen.
Shërbimet e policisë të njoftuara për ngjarjen arritën të vënë në pranga dhe autorin e dyshuar, Toni Nake, 50 vjeç.
I dëmtuar nga përleshja ka mbetur edhe autori i dyshuar, i cili u dërgua gjithashtu për mjekim në spital
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e tyre.



