52-vjeçarja u gjet e vdekur në banesën e djegur, arrestohet autori i dyshuar (VIDEO)

52-vjeçarja u gjet e vdekur në banesën e djegur, arrestohet autori i dyshuar (VIDEO)

Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj të djegur në qytetin e Pogradecit. 

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes ka ndezur disa vatra zjarri në banesë për të humbur gjurmët. Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja mbytje dhe dëmtime me mjet prerës. 

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, policia ka gjetur peshqirë dhe kartopeceta me gjak në koshin e mbeturinave afër pallatit ku jetonte viktima, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autori për të zhdukur provat dhe për të pastruar vendin e ngjarjes.

Lidhur me dinamikën, dyshohet se autori fillimisht ka vrarë 52-vjeçaren, më pas ka fshirë gjakun duke pastruar vendin e krimit dhe në fund i ka vënë zjarrin ambienteve të shtëpisë. 

Këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përballë pallatit ku ndodhi krimi e kanë ndihmuar policinë të identifikojë dhe të shoqërojë Ilirjan Selmanin. Për të dokumentuar dyshimet ndaj të riut nga Pogradeci, i cili dyshohet se ka patur një lidhje intime me viktimën, policia e ka shoqëruar nga komisariati drejt banesës ku ndodhi krimi për të kryer eksperimentin hetimor. 

Autori i dyshuar i ngjarjes, pas daljes nga banesa, ka mohuar ta ketë kryer ai krimin. Ndërkohë, policia po vijon hetimin për të zbardhur motivin që shtyu të riun nga Pogradeci të vriste partneren e tij.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë për zjarrin e rënë në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., e cila humbi jetën, bëjmë me dije se:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ngriti një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e  Prokurorisë, ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë dhe veprime eksperimentale, për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rënies së zjarrit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së shtetases K. T., 52 vjeçe.   

Nga tërësia e veprimeve të kryera deri tani dyshohet se zjarri në banesën e 52-vjeçares është shkaktuar nga një shtetas.       

Bazuar në provat e siguruara, shërbimet operacionale të DVP Korçë kanë shoqëruar disa shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndërmjet tyre edhe autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje. 

Veprimet hetimore vijojnë dhe në përfundim do të japim informacion të plotë në lidhje me këtë ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy