Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje e sipër pranë fshatit Risili në by passin që të çon drejt lumit të Vlorës.
Si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që automjeti është djegur plotësisht.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për djegien e mjetit është bërë një shkëndijë elektrike.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.



