
Një shtetase e huaj është gjendur pa shenja jete në ambientet e një apartamenti me qira, pranë zonës Ujë i Ftohtë.
Turistja kishte marrë apartamentin me qira prej disa ditësh.
Ajo u transportua në morgun e spitalit, pa shenja jete.
Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



