Siguria Ushqimore/ AKU vendos 51 masa administrative

Siguria Ushqimore/ AKU vendos 51 masa administrative

Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit Tiranë, gjatë kontrolleve të ushtruara në javën e parë të vitit 2020 ka vendosur 51 masa administrative.

Sipas AKU-së, është vendosur masa “Paralajmërim” dhe janë lënë detyra për plotësimin e mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve, si dhe është vendosur ndaj një subjekti masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 300,000 lekë.

Në vijim të zbatimit të planit vjetor të monitorimit për zbatimin e ligjit, verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për licencim në sajë të garantimit të sigurisë ushqimore, drejtoria e AKU Tiranë, ka kryer 113 kontrolle zyrtare në Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve).

Gjithashtu janë bllokuar 47 kg produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human, si dhe janë asgjësuar 5.536 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi me kërkesë të vetë subjektit.

Gjatë kontrolleve janë marrë edhe 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy