
Një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike paraditen e kësaj të shtune në kryeqytet pasi ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar.
Burime policore bëjnë me dije se, rreth orës 10:00, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Gjovalin Pepa, 46 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



