Shqiptarët vazhdojnë të përbëjnë lajmë kudo që ndodhen sidomos në vendin fqinj Itali. Kësaj here policia italiane ka ndaluar dy shtetas shqiptarë, jo për drogë, por për pasaporta italiane të vjedhura.
Dy shqiptarët me inicialet V.H dhe E.M përkatësisht, 25 dhe 32 vjeç, u ndaluan në aeroportin e Lanzarotes në Itali, pasi po mundoheshin që të kalonin për në Irlandë si nënshtetas italianë.
Por ata kishin me vete pasaporta të vjedhura të dy shtetasve italianë. Stafi i avionit me të cilin shqiptarët do të udhëtonin, kishin raportuar në polici dyshimet për identitetet e tyre të rreme.
Dyshimet e stafit rezultuan të vërteta dhe u zbulua se identitetet e tyre ishin të rreme dhe pasaportat ishin raportuar të vjedhura në policinë italiane. Gjatë kontrollit që iu bë bagazheve të tyre, u gjetën 2 pasaporta shqiptare me identitetet e vërteta të tyre. Ata rrëfyen se i kishin gjetur pasaportat në tregun e zi.
