Aksident i pesëfishtë në Vlorë, rrezikohen efektivët e policisë gjatë ndjekjes

Aksident i pesëfishtë në Vlorë, rrezikohen efektivët e policisë gjatë ndjekjes

Pesë makina janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin transballkanike në Vlorë mbrëmjen e sotme.

Rreth orës 19:50, në rrethrrotullimin e Çoles, në lagjen “1 Maji”, Kelian Llakaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka përplasur fillimisht tre mjete dhe, gjatë lëvizjes për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ka goditur edhe një tjetër mjet me drejtuese shtetasen A. K., rreth 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje për ndalimin dhe kapjen e tij.

Pas lokalizimit të 34-vjeçarit, ky i fundit ka tentuar t’i largohet shërbimeve të policisë duke manovruar me shpejtësi dhe goditur dy mjete të policisë, duke vënë në rrezik jetën e efektivëve.

Pas ndjekjes së vazhdueshme nga policia, në një zonë jashtë qendrave të banuara, për të shmangur rrezikun për drejtuesit e tjerë të mjeteve apo kalimtarët e rastit, u bë e mundur ndalimi i drejtuesit të automjetit, i cili u shoqërua menjëherë në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy