
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka shprehur solidaritetin e thellë me Turqinë, pas tragjedisë në pikën turistike dimërore në Bolu.
MEPJ i ka përcjellë ngushëllime familjeve të viktimave dhe i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik në resortin e skive të Kartalkaya në Turqi, ku janë humbur shumë jetë njerëzish!”
Në këtë moment të vështirë, Shqipëria dhe populli i saj janë në solidaritet me Turqinë, dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa urojmë rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar!.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në një resort skish në provincën Bolu të Turqisë, duke lënë të paktën 76 persona të vdekur dhe 51 të tjerë të lënduar. Mes viktimave besohet se ka shumë fëmijë.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya, konfirmoi se autoritetet kanë identifikuar 52 nga viktimat.
Hetimet për zjarrin, i cili besohet të ketë shpërthyer në seksionin e restorantit të hotelit, janë intensifikuar. Qeveria ka caktuar gjashtë prokurorë për të udhëhequr hetimin dhe deri tani, në lidhje me ngjarjen, janë arrestuar nëntë persona.
Presidenti turk shpalli ditën e mërkurën ditë zie për të nderuar viktimat e tragjedisë.



