Kamioni del nga rruga në Maliq, plagosen tre persona

Kamioni del nga rruga në Maliq, plagosen tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e daljes së një kamioni nga rruga në Maliq.

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor Lozhan-Strelcë, automjeti kamion me drejtues shtetasin F. H., rreth 26 vjeç, banues në Libonik, Maliq, është batuar në rrugë, për shkak se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Si pasojë, janë dëmtuar dy pasagjerë që lëviznin në këtë automjet, shtetasit F. Ll., rreth 57 vjeç, banues në Strelcë, Maliq dhe shtetasi V. S., rreth 60 vjeç, banues në Korçë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, shtetasi F. H., u shoqërua në ambientet e policisë, për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy