Aksidenti tragjik në Kamëz/ 19-vjeçarja dedikim shoqes: Nuk e pranoj dot humbjen tënde

Aksidenti tragjik në Kamëz/ 19-vjeçarja dedikim shoqes: Nuk e pranoj dot humbjen tënde

Një aksident i rënda ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Demokracia” në Kamzës, ku si pasojë humbi jetën 22-vjeçarja Alida Spahiu. E plagosur mbeti drejtuesja e mjetit tip “Smart”, 19-vjeçarja Deni Doku. Makina me të cilën udhëtonin dy vajzat e reja u përplas fuqishëm me një tjetër makinë. Pas aksidentit, 2 vajzat u shoqëruan në spital për të marrë mjekim të specializuar, por njëra prej tyre nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Pas ngjarjes, Deni Doku i ka bërë një dedikim mikeshës së saj që ndërroi jetë, duke u shprehur se nuk e pranon humbjen e saj duke e quajtur ditën e aksidentit si ditë “e zezë”.

“Nuk e di nga t’ia nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde. Më duket sikur po më pret në shtëpi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje, Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim. Je e pandashme, je pranë meje. Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund të na ndajë, as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh në paqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës, të dua”, shkruan ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy