Dogji të gjallë 12-vjeçaren pas tentativës për përdhunim, rihapet çështja e Adrian Zekos

Dogji të gjallë 12-vjeçaren pas tentativës për përdhunim, rihapet çështja e Adrian Zekos

Ngjarja e ndodhur dhjetë vite më parë në Pire të Greqisë ku mbeti e vdekur një 12-vjeçare, me protagonist një shtetas shqiptar.

Viktima, gjithashtu një shtetase shqiptare, vdiq pasi tentoi të shpëtonte nga përdhunuesi i saj ndërsa ky i fundit i vuri flakën. Çështja është rikthyer nga emisioni investigativ grek, “Dritë në tunel”.

Ngjarja ka qenë e pazbardhur plotësisht përgjatë një dekade, ndërsa autori që akuzohet është shqiptari Adrian Zeko, i cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar me akuzën për përdhunim.

Ai jetonte në apartamentin ngjitur me atë të familjes Selimaj dhe menjëherë pas vdekjes së Zanedës u largua dhe askush nuk e dinte adresën e tij të re.

Pas arrestimit dhe publikimit të detajeve të tij nga policia greke, pas një urdhri përkatës të Prokurorisë së Pireut, prindërit vendosën të fillonin procedurat në mënyrë që dosja e çështjes të rihapej.

Sipas “protothema.gr”, çështja e vdekjes tragjike të 12-vjeçares është në fazat e fundit, pasi hetuesi i Pireut po zhvillon një hetim në mënyrë që të mbledhë informacione për atë që ndodhi atë mëngjes fatal. Ditët në vijim, 59-vjeçari Adrian Zeko pritet të dëshmojë para hetuesit lidhur me ngjarjen e rëndë, pasi që sipas historisë, ishte ai që pa vajzën e vogël duke u djegur në hyrje të banesës, në rrugën Kallikratida.

Si ndodhi ngjarja

Sipas emisionit grek “Dritë në tunel”, ishte e premte, 23 shtator 2011, kur prindërit e Zeneida Selimaj nga Shqipëria dolën nga shtëpia e tyre në rruga Kallikratida për të shkuar në punë. Gjyshi shoqëroi djalin më të vogël të familjes në shkollë dhe 12-vjeçarja mbeti vetëm në shtëpi.

Autori i krimit me sa duket u fut në banesë dhe u përpoq të përdhunonte vajzën e vogël. Ajo arriti të shpëtonte nga duart e tij dhe e zhveshur nga beli lart. E vogla filloi të zbresë shkallët për të dalë në rrugë që të kërkonte ndihmë.

Autori i vuri flakën dhe fëmija u dogj i gjallë. Në ditët e para të incidentit, autoritetet folën për vetëvrasje. Pastaj dolën në konkluzionin se e mitura është vrarë dhe fajësuan gjyshin e saj. Sidoqoftë, ai u la i lirë.

Ngjarja makabër nisi të hetohej kur fotografia e autorit, u bë publike pasi u akuzua për një krim tjetër që kreu ndaj një të mituri. Sipas ekzaminuesit mjekësor, zjarri u shkaktua nga autori i krimit për të fshehur provat që do të tradhtonin krimin e tij seksual sepse disa gjurmë u gjetën në organet gjenitale të fëmijës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy