Çuçi: Profesionalizëm i Policisë, do të zbardhen edhe ngjarje të tjera të rënda!

Çuçi: Profesionalizëm i Policisë, do të zbardhen edhe ngjarje të tjera të rënda!

Pas njoftimit zyrtar për zbardhjen e vrasjes së ndodhur javën e kaluar në Shëngjin, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Nëpërmjet një postimi, Çuçi përgëzon uniformat blu dhe thotë se vijon puna me vendosmëri për të çuar para drejtësisë autorët dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e ekzekutimit kriminal.

Përgëzime Policisë së Shtetit për punën e shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Shëngjin. Profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal. Ndërkohë vijon puna me intensitet të lartë edhe për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, për të cilat rezultatet nuk do të vonojnë”, shkruan Çuçi.

Për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj akuzohen gjashtë persona, një me shtetësi shqiptare dhe britanike, një me shtetësi portugeze dhe 4 britanikë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive gjakmarrje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy