KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Tomorr Kullolli

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Tomorr Kullolli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli sot vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Elbasanit, Tomorr Kullolli.

Në seancën e parë dëgjimore të zhvilluar më 2 qershor, Komisioni konstatoi pamundësi financiare për të gjitha pasuritë e paluajtshme që zotëron Kullolli; një shtëpi dy katëshe truall dhe një apartament në Elbasan; si dhe për një apartament tjetër në Tiranë.

Pamundësi financiare u evidentuan edhe për krijimin e një gjendje cash në vitin 2014 dhe për shkollimin e fëmijëve në universitete në Francë dhe Itali në vitet 2015-2016. Nga analiza financiare e përgjithshme e kryer nga KPK ka rezultuar pamundësi financiare në shumën totale 37 milionë e 555 mijë lekë.

Në vitin 2019, Policia e Shtetit e denoncoi publikisht Kullollin për vendimin e pushimit të çështjes penale dhe të lirimit nga burgu të Florenc Çapjes, një person me precedentë penale që akuzohej nga Prokuroria për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. 

Tomorr Kullolli e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Elbasan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy