Strehonin emigrantë të paligjshëm në Tiranë për t’i kaluar në vendet e BE, dy të arrestuar

Strehonin emigrantë të paligjshëm në Tiranë për t’i kaluar në vendet e BE, dy të arrestuar

Finalizohen gjatë orëve të fundit dy operacione policore në Tiranë, të koduara “Camouflage 5” dhe “Hostel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë operacionit policor të koduar “Camouflage 5” u arrestua në flagrancë një person dhe u shpall në kërkim një tjetër, të cilët po bashkëpunonin për të ndihmuar 5 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.  

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Camouflage 5” u bë arrestimi në flagrancë i A. F., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Dy të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Devolli në Tiranë. Më pas, pasi i strehonin emigrantët e paligjshëm në Tiranë, me ndihmën e personave të tjerë, kryenin transportin e tyre drejt Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë dhe më pas në vendet e BE-së.

Punohet për kapjen e shtetasit A. L., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Hostel” u bë arrestimi në flagrancë i V. K., 59 vjeçe, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Kjo shtetase kishte strehuar në hotelin që administronte, në Laprakë, 9 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar dhënien ndihmë për transportimin e tyre, drejt pikave të kalimit kufitar.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 14 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Për këto raste materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy