KPK zbardh vendimin për prokurorin Arjan Ndoja, lidhja e tij me “Rrumin e Shijakut” dhe ish-zyrtarët vendorë

KPK zbardh vendimin për prokurorin Arjan Ndoja, lidhja e tij me “Rrumin e Shijakut” dhe ish-zyrtarët vendorë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin e arsyetuar për shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Në vendimin prej 45 faqesh arsyetohen lidhjet e prokurorit Ndoja me njerës me precedentë penalë por edhe ish-zyrtarë.

Përveç lidhjeve me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, dhe politikanë të tjerë të pushtetit vendorë, dhe lidhjeve me persona të botës së krimit, në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të, zbardhen edhe të dhënat e sistemit TIMS për hyrje-daljet e prokurorit Arjan Ndoji nga territori i Shqipërisë. Nga këto të dhëna rezulton se Ndoja  ka udhëtuar disa herë jashtë kufijve të Shqipërisë me persona me precedentë kriminalë.

Në vendimin e KPK, thuhet mes të tjerash se para atentatit me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, prokurori Ndoji ka qenë duke drekuar me disa persona dhe me shtetasin Enver Shaba, ku me këtë të fundit ka udhëtuar edhe jashtë vendit.

foto galeri foto galeri

foto galeri

Gjithashtu, në dosje theksohet edhe lidhja e tij me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, person me precedentë kriminalë. Ndërsa KPK thotë se prokurori Ndoja ka ushtruar ndikim të paligjshëm duke favorizuar persona me precedent penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy