
Ndërrimi i viteve është shoqëruar me fluks të kartë pacientesh në Urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Sipas të dhënave të korrespodentit të MCN tv nga Lezha, përgjatë 24 orëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore 150 përsona, por fatmiresisht nuk ka patur të dëmtuar nga fishekzjarret apo aksidente rrugore dhe deri tani rastet janë përballuar me sukses.
Mjekia e urgjencës Elsuida Prendi thotë se pacientet pacientet janë paraqitur me probleme kryesisht nga konsumi i tepert i alkolit dhe abuzimi me ushqimet gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës do të jetë në gadishmeri të plotë me shtim përsoneli deri në fund të kësaj jave, për të përballuar fluksin dhe përgjigjur në kohes nevojës së qytetareve që do të kërkojnë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë edhe një patrullë e policisë është vendosur pranë ambjeneteve të spitalit, për të shmangur konfliktet që mund të krijohen nga ky fluks i shtuar në urgjence gjatë periudhes festive.



