Sekuestrohen bimë narkotike me peshë 33 kilogramë, arrestohet 23-vjeçari, shpallen në kërkim dy të tjerë

Sekuestrohen bimë narkotike me peshë 33 kilogramë, arrestohet 23-vjeçari, shpallen në kërkim dy të tjerë

Policia e Matit ka vënë në pranga një 23-vjeçar me iniciale D. Gj (Ç), pasi i janë gjetur në banesë dhe në ambientet përreth 123 bimë narkotike në proces tharjeje me peshë 33 kilogram, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, si dhe një sasi lënde narkotike e tharë në formë boçe.

Po ashtu është shpallur në kërkim vëllai i tij dhe është proceduar në gjendje të lirë babai i tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", "Kultivim i bimëve narkotike".

Njoftimi i policisë: Mat/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar "Stojani".

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen bimë narkotike në proces tharjeje me peshë 33 kilogram dhe një sasi lënde narkotike në formë boçe.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, shpallet në kërkim vëllai i tij si dhe procedohet në gjendje të lirë babai i tyre.

Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Stojani".

Si rezultat, në fshatin Stojan, Mat, brenda banesës së shtetasit D.Gj(Ç), dhe në ambientet përreth kësaj banese janë gjetur 123 bimë narkotike në proces tharjeje me peshë 33 kilogram, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, si dhe një sasi lënde narkotike e tharë në formë boçe.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit :

D. Gj (Ç), 23 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë;

shetasi Gj.Gj., 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim;

dhe shtetasi D.Gj., 62 vjeç, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", "Kultivim i bimëve narkotike".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy