
Gjykata e Elbasanit ka dënuar me katër vite burg shtetasin Behar Pema, shoferin që shkaktori aksidentin e rëndë shtatorin e kaluar ku përplasi në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, një automjet ku po udhëtonin katër vajza dy prej të cilave ndërruan jetë, Lusinda Garunja dhe Zheneta Qallia.
Behar Pema, i cili rezultoi i dehur në timon, humbi drejtimin e makinës, duke goditur makinën Volkswagen ku udhëtonin Lusinda Garunja, Xhaneta Qallia, Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, të cilat ishin nisur drejtor Korçës për të festuar ditëlindjen e Lusindës.



