
Si pasojë e molotovëve që janë hedhur sot në protestën e opozitës është djegur një prej protestuesve.
Protestuesi i identifikuar si Kujtim Emiri ka pësuar djegie të rënda në këmbë.
Ai është një prej të lënduarve dhe plagosurve si pasojë e molotovëve se janë hedhur në protestë, e cila nisi në orën 18:15 para Kryeministrisë dhe u mbyll rreth orës 21:15 te selia e PD-së.
Sasia më e madhe e molotovëve është hedhur në selinë e PS dhe te Bashkia e Tiranës, ndërsa kërkesa kryesore e opozitës është qeveria teknike.



