Aksident në Lushnje, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Aksident në Lushnje, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Një aksident u regjistrua këtë mëngjes në Lushnje, ku një person u plagos pas përplasjes me një automjet.

 

Sipas burimeve, aksidenti ndodhi në bypass-in e qytetit, ku një mjet tip “Benz” me targa AA607HX goditi shtetasin Odise Petro, 43 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

 

Si pasojë e goditjes, Petro ka pësuar dëmtime në këmbë dhe u transportua menjëherë në spitalin e Lushnjes. Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

 

Hetimet e para tregojnë se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i biçikletës, i cili doli në karrexhatën ku po lëvizte automjeti. Edhe pse drejtuesi i makinës ka frenuar, nuk ka mundur të shmangë përplasjen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy