Makina me targa të Kosovës përplaset me kamionin në Rrugën e Kombit, plagosen katër persona

Makina me targa të Kosovës përplaset me kamionin në Rrugën e Kombit, plagosen katër persona

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.

 

Sipas informacioneve paraprake, një automjet me targa të Kosovës është përplasur me një kamion. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave që udhëtonin në automjet.

 

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk ka informacion të detajuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

Për disa minuta, qarkullimi i automjeteve në këtë segment të Rrugës së Kombit është vështirësuar për shkak të ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy