
Një 41-vjeçar me inicialet J.M., i shpallur në kërkim për mashtrim u ndalua nga policia.
Në njoftim thuhet:
“Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të këtij planit operacional "Sundimi i ligjit" u finalizua operacioni policor i koduar "Deceit". Ndalohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, dhe ato të Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Fushë Mëzes, u kap shtetasi J. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mashtrimi". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.



