Maliq/ Makina e zë poshtë, ndërron jetë 43-vjeçari

Maliq/ Makina e zë poshtë, ndërron jetë 43-vjeçari

Një 43-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Maliq të Korçës, pasi u bllokua poshtë automjetit të tij. 

 

Viktima kishte ndaluar makinën dhe po nxirrte rroba nga bagazhi në momentin kur mjeti ka filluar të rrëshqasë mbrapsht. 

 

Në tentativë e sipër për ta ndaluar dhe mbajtur mjetin nga pas, ai është zënë poshtë nga makina. Për shkak të plagëve të marra, 43-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje. 

 

Grupi hetimor dhe policia ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy