Si ndodhi krimi jashtë derës së Gjykatës në Elbasan, ish-polici ishte përjashtuar nga uniformat blu

Si ndodhi krimi jashtë derës së Gjykatës në Elbasan, ish-polici ishte përjashtuar nga uniformat blu

Krimi në familje që tronditi këtë të enjte qytetin e Elbasanit, erdhi si pasojë e konflikteve mes bashkëshortëve dhe procesi i divorcit. Koço dhe Liljana Buzo do të divorcoheshin me kërkesë të kësaj të fundit, por kjo kërkesë ka përfunduar në tragjedi. Ditën e sotme, në gjykatën e Elbasanit ishte parashikuar zhvillimi i seancës gjyqësore, por Koço Buzo, nuk ka marrë pjesë në procesin gjyqësor, si duket, ai ka qëndruar jashtë ambienteve të gjykatës, në pritje të bashkëshortes së tij.

Sipas informacioneve, mësohet se ka qenë 54-vjeçarja ajo që kishte nisur procedurat e divorcit. Edhe pse ishte kërcënuar nga 58-vjeçari mbrëmjen se së mërkurës që të mos shkonte në gjykatë ajo mori pjesë në seancën e parë, që është ajo e pajtimit. Koço Buzo, ish-polici i bëri pritë vetëm pak metra larg derës së gjykatës Liljana Buzos.

No description available.
(Viktima Liljana Buzo)

Kur ajo doli nga gjykata, shoqërohej nga djali. Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, avokati Gëzim Toçila dhe kalimtari Adriatik Kola.

Në këtë video duket avokati Toçila, teksa transportohet nga Spitali i Elbasanit në spitalin e Traumës në Tiranë. Burimet thanë se ai ka marrë tre plumba në trup, dy në bard dhe një në krah.

Pranë vendngjarjes ndodhet dhe komisariati i policisë. Policia e arrestoi autorin e krimit pak minuta pas ngjarjes. 58-vjeçari, pas krimit e hodhi armën tip kallashnikov në rrugë, ndërsa nuk ka bërë rezistencë momentin e arrestimit. Atij i është sekuestruar gjithashtu edhe një armë e ftohtë, thikë.

Të dyja armët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Koço Buzo ka qenë i përjashtuar nga radhët e policisë. Ndërsa njihet si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy