Vrasja e Liridona Murselit/ Bashkëshorti pranoi se ka porositur ekzekutimin, arrestohet edhe i dyshuari i tretë

Vrasja e Liridona Murselit/ Bashkëshorti pranoi se ka porositur ekzekutimin, arrestohet edhe i dyshuari i tretë

Ngjarja si një triller filmash, me protagonistë jo skenaristë dhe aktorë, u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.

 30-vjeçarja u qëllua për vdekje brenda makinës nga ajo që bashkëshorti i saj, Naim Murseli, tha se ishte grabitje.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, janë arrestuar mbrëmë si të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, raportojnë mediat në Kosovë.

Liridona Murseli e cila fillimisht tha se u vra për ta grabitur në sytë e dy fëmijëve të saj dhe të bashkëshortin, në fakt kishte një tjetër prapavijë dhe porositësi i krimit ishte hiç më pak se bashkëshorti, me të cilin kishte ndarë jetën vitet e fundit dhe kishte sjellë në këtë botë dy fëmijë.

Murseli i cili është bashkëshorti i të ndjerës dyshohet se kishte porositur vrasjen, që ishte ekzekutuar nga Plava, në këmbim të shumës prej 30 mijë eurosh.

Plava, ashtu sikurse Murseli, e ka pranuar fajësinë para hetuesve, ndërsa ende nuk dihen detaje rreth dëshmisë së dhënë se pse bashkëshorti porositi vrasjen e gruas dhe e inskenoi atë si grabitje.

I arrestuari i tretë, është Kushtrim Kokalla. Ky i fundit dyshohet se është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili sipas mediave vendase është nipi i Murselit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, duke shtuar se të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e kryerjes së këtij krimi që tronditi opinionin publik.

Naimi dhe Liridona kishin 12 vite të martuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy