Gjendet i vdekur një person në Elbasan

Gjendet i vdekur një person në Elbasan

Policia e Elbasanit ka njoftuar se një 58-vjeçar sot është gjetur i vdekur në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Ai është gjetur fillimisht nga fqinjët e apartamentit ku jetonte me qira, të cilat njoftuan më pas policinë.

Në shtëpi policia ka gjetur shishe të pijeve alkoolike duke bërë të dyshojë paraprakisht se 58-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, nga fqinjët, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi B. K., rreth 58 vjeç, banues në Patos, Fier.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale, për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy