Video/ Transportonin 11 emigrantë kundrejt fitimit, tre të arrestuar në Fier

Video/ Transportonin 11 emigrantë kundrejt fitimit, tre të arrestuar në Fier

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi kanë kapur duke transportuar në mënyrë të palighjshme 11 emigrantë të paligjshëm.    

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Poçemi 2".

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Admir Derveni, 36 vjeç, banues në Tiranë, Renato Jemishta, 33 vjeç, banues në Tiranë dhe Alket Balili, 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", e kryer në bashkëpunim.

Këta persona janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Rotondo e Savrës", duke transportuar me automjetet tip "BMW" dhe "Audi", kundrejt fitimit, 11 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjetet dhe 4 aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy