Dy persona kapen në Tiranë me pistoleta pa leje dhe kokainë

Dy persona kapen në Tiranë me pistoleta pa leje dhe kokainë

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës të kapur me armë pa leje dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat i tyre:

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Frang Bardhi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e policisë, i gjetën 39-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në Marqinet, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin M. M., dhe pasagjer shtetasin A. E., 34 vjeç.

Pasagjeri në momentin e ndalimit, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë, por ka tentuar të largohej dhe gjatë tentativës për tu larguar ka hedhur në tokë, një armë zjarri pistoletë.

Dy armët e zjarrit me krehra e municion luftarak, së bashku me lëndën e dyshuar narkotike kokainë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve E. H., 39 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. E., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy