
Një 75-vjeçar, i cili ishte denoncuar i zhdukur para disa ditësh nga familjarët e tij, është gjetur i pajetë ditën e sotme në fshatin Vergo, Delvinë, njofton Policia në Delvinë. Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me ininciale V.I, banues në Sarandë, është gjetur i pajetë nga dy barinj të zonës në fshatin Vergo. Nga veprimet e para dhe këqyrjes së jashtme të kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Njoftimi i plotë i Policisë: Delvinë/Informacion paraprak Sot, në fshatin Vergo, Delvinë, nga dy barinj të zonës, është gjetur i pajetë, shtetasi V. I., 75 vjeç, banues në Sarandë. 75-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të, prej datës 21.06.2023. Nga veprimet e para dhe kqyrjes së jashtme të kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit Sarandë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, e cila paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.



