Ekstradohet nga Gjermania një 29 vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shtetasi dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, ditën e sotme u krye ekstradimi nga Frankfurti drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Bledar Bushaj, banues në Draç.
Bushaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.910, datë 13.10.2015, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Deklarata e policisë
Ekstradohet nga Gjermania një shtetas shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shtetasi dhe plagosjen e dy të tjerëve Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, më datë 28.08.2017, u krye ekstradimi nga Frankfurti/Gjermani drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Bledar BUSHAJ, vjeç 29, banues në Draç.
Shtetasi Bledar BUSHAJ është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.910, datë 13.10.2015, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh, 22, 25 dhe 278/5 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datën 11.10.2013, rreth orës 09:20, në Rrotull, Ishëm, Durrës, shtetasi Bledar BUSHAJ, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve A.B., F.B., dhe V.B., të cilët kanë qenë duke prerë dru për të pastruar vendin ku do të ndërtohej një rrugë. Për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi A.B., dhe janë plagosur dy shtetasit F.B., dhe V.B., (nënë e bir). Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta ku njëra palë ka kundërshtuar prerjen e pishave. Arrestimi i tij në Gjermani u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.



