Bilanci një vit pas tërmetit/ Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Një dështim, nuk u mbajt asnjë premtim

Bilanci një vit pas tërmetit/ Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Një dështim, nuk u mbajt asnjë premtim

Partia Demokratike, ka reaguar pas bilancit që bërë publik ministri Arben Ahmetaj në lidhje me rindërtimin e dëmeve nga tërmeti i një viti më parë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku i është kundërpërgjigjur intervistës së Ahmetajt duke thënë se qeveria ka dështuar dhe se nuk ka mbajtur asnjë premtim. Po ashtu ajo ka shtuar se koha e Ramës ka përfunduar.

 “Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Për 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive. Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale. Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara. Në një vit ka shpërblyer Gjicët e partisë me taksat e shqiptarëve. Sot vazhdon t’i gënjejë me të njëjtën fabul “prisni dhe pak”. Koha e tij ka përfunduar. Koha e mashtruesve dhe gënjeshtarëve që duan të përdorin çelësat e shtëpive si kapital fushate ka përfunduar. Koha e hajdutëve që edhe në kohë fatkeqësie tragjeditë kolektive i përdorin si mjete këmbimi për votë në fushatë ka përfunduar. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për të përmbushur premtimet dhe nevojat e qytetarëve!“- ka thënë Tabaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy